Në Nëntor vendosi disa masa për video lojërat e luajtur nga grupmoshat nën 18-vjeç duke jua ndaluar nga ora 22:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Lojtari më i famshëm i Kinës në e-sporte, Jian Zihao, zyrtarisht është tërhequr nga bota e gaming në moshën 23 vjeçare për arsye shëndetësore.

Ai ka qenë një lojtar profesionist që prej 2012 ku luante League of Legends me pseudonimin “Uzi.”

Ju pëlqen!

Vendimi i tij për tu tërhequr u bë publik në rrjetin social Kinez Weibo ku ka 5 milionë ndjekës. Varësia ndaj video lojërave shihet si një problem i madh në Kinë dhe qeveria shpeshherë e lidh me problemet shëndetësore që kanë fëmijët.

Në Nëntor vendosi disa masa për video lojërat e luajtur nga grupmoshat nën 18-vjeç duke jua ndaluar nga ora 22:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Në një mesazh për fansat Uzi tha se arsyeja e tërheqjes ishin problemet shëndetësore të shkaktuar nga një dietë e shëndoshtë dhe stresi i lartë. Ai ishte diagnostikuar me diabet të tipit 2.

“Doktori im më ka thënë se nëse vazhdoj kështu do të kisha probleme serioze,” shkruante Ai.

Mbi 300 mijë replika dhe 600 mijë njerëz kanë përdorur hashtagun #UziRetires. Media shtetërore Kineze e përshkruante atë si një hero kombëtare.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!