Një i ri po fiton mbi 200,000 dollarë në vit (180 mijë euro) duke luajtur në video-lojën e famshme Fortnite.

Alex Benabe, 19-vjeç, rregullisht luan nga 12 deri në 24 orë dhe njëherë ai u shfaq Live për 37 orë pa ndërprerë, vetëm kur kishte shkuar në banjë

Mesatarisht, Alex luan rreth dhjetë orë në ditë në garazhin e babait të tij, të cilën e ka shndërruar në një qendër “të teknologjisë së lartë” duke investuar rreth 50 mijë dollarë për pajisjet.

Ju pëlqen!

I riu gjithashtu suksesshëm po përgatitet të garojë në Kupën Botërore të Fortnite në korrik, një turne me një çmim prej 30 milionë dollarësh.

Alex, i cili luan me emrin “Destroy” (Shkatërro) në internet, tha se gjithmonë e dinte se dëshironte të ishte një lojtar profesionist.

“Unë kam luajtur vide-olojëra që kur isha shtatë vjeç”, ka thënë Alex, nga Filadelfia, Pensilvani, SHBA.

“Për të qenë i sinqertë, nuk kam pasur një plan B. E dija se nuk dua të shkoj në kolegj dhe e dija se nuk dua të gjej një punë”.

Alex tani fiton 10 mijë deri në 12 mijë dollarë në muaj në Twitch, një platformë e transmetimit të drejtpërdrejtë për lojërat.

“Unë fitova rreth 60 mijë dollarë vitin e kaluar nga Epic Games për performim të mirë në ndeshje të caktuara”, ka treguar Alex, i cili gjithashtu ka një kontratë fitimprurëse me organizatën profesionale të Luminosity Gaming.

Gjithsesi, ai tregon se jeta e tij nuk është vetëm argëtim dhe lojëra – edhe pse për të mbajtur një avantazh konkurrues, Alex duhet të mbajë një orar të rreptë “stërvitjesh”.

“Unë luaj çdo ditë për të paktën tetë orë. Disa ditë luaj deri në 12 orë. Mesatarisht luaj rreth 10 orë në ditë, por më parë kam luajtur deri në 24 orë. Një herë kam luajtur 37 orë pa ndërprerë”.

“(Megjithatë) ka raste kur më dhemb shpina. Unë bëhem aktiv dhe qëndroj në formë për të luftuar stresin e të ulurit në një karrige gjithë ditën”, rrëfen ai.

“Shkoj në palestër katër deri në pesë herë në javë dhe kam një trajner personal. Patjetër që më ndihmon mendërisht. Ne punojmë në ambiente të mbyllura kështu që dalja jashtë, qoftë edhe një orë në ditë, më jep kohë ta mbaj veten të ekuilibruar”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.