Kosova ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 me gjashtë medalje të fituara, duke u radhitur në vendin e 16-të sa i përket medaljeve.

Në garat që u mbajtën në Algjeri, xhudistet Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu morën medalje të arta në kategoritë e tyre respektive.

Medalje të bronztë fituan xhudistët Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, si dhe boksieri Shpëtim Bojku.

Ju pëlqen!

REL shkruan se në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, Kosova u përfaqësua me 39 sportistë dhe gjyqtarë.

Sportistët e Kosovës garuan në 12 disiplina sportive: xhudo, boks, mundje, karate, atletikë, not, shigjetari, shenjëtari sportive, taekwondo, tenis, pingpong, gjimnastikë dhe badminton.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.