Në sinkronizim me lëvizjet e Yevgeni Progozhin një njësi ushtarake vullnetarësh bjellorusë që janë angazhuar kundër invadimit rus të Ukrainës, kanë nisur të bëjnë thirrje për të mos lejuar që Bjellorusia të bëhet pjesë e luftës së brendshme të Rusisë.

Përfaqësues të Regjimentit Kastuś Kalinoŭski kanë nisur të flasin për përmbysjen e Lukashenkos, ndërkohë zhvillimet janë ende duke ndodhur dhe nuk ka gjë të paqartë. Tonaliteti është sikur çdo gjë është vendosur.

Ajo që të bën përshtypje është mënyra sesi po mbahet i gozhduar opinioni me lajme të pandërprera të përparimit të Prigozhin, të cilit as i përmendet më asgjë. Flitet me kilometra distancë nga Moska, për ndryshim pushteti e kështu me radhë, duke dramatizuar me paradhënien e një finaleje një ngjarje që ka ende se çfarë të tregojë.

Ju pëlqen!

Mënyra sesi po luhet propaganda të kujton  fillimin e pandemisë kur në mediat perëndimore shfaqeshin njerëz që rrëzoheshin përtokë në Kinë, apo që varroseshin anës rrugës në Iran, diçka që u harrua sapo virusi ia behu në Kopshtin e Edenit. Një propagandë banale, gati rrugaçërore që as informon realisht dhe as sqaron diçka. Dhe pastaj autokratët kërkohen përherë gjetiu!

Lexo po ashtu:  GATI/ "Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje, takohemi nesër"
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!