R E A G I M

Lobi Euro Atlantik Shqiptar dega në Norvegji, shpreh shqetësimin ndaj deklaratave të ashtuquajturit “analist”, Valon Syla, i cili në një debat televiziv ka fyer diasporën shqiptare, duke thënë se shumica e tyre janë të paditur.

Të deklarosh se Mërgata shqiptare është primitive dhe pasardhëse e analfabetëve, është më tepër se padituri dhe me qëllim tendencioz duke ofenduar jo vetëm Mërgatën por edhe familjet në vendlindje sepse çdo familje ka pjesëtar që banon në Mërgim!

Mërgata ka qenë dhe do të mbetet nderi i vendlindjes duke e ndihmuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova si para, gjatë dhe pas lufte.

Kjo mërgatë, siç i quan Syla ” analfabetësh” ka qenë zëri i parë në Evropë dhe SHBA në sensibilizim të opinionit vendas për gjenocidin serb.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

-ka grumbulluar mjete për ta ndihmuar Kosovën;
-ka grumbulluar mjete për ta ndihmuar luftën në Kosovë;
– ka qenë pjesë aktive e luftës;
– ka ndihmuar rindërtimin e vendit;
– dhe edhe sot e kësaj dite e mban vendin me mjete që i dërgon familjes

Prestarët e mërgatës janë të nivelit të lartë të shkollimit si Doktor Shkence, Magjistër, Mjek, Menaxher dhe pronar të kompanive të fuqishme si dhe një armatë djem dhe vajza studentësh, ka figura të fuqishme në Institucione në vendet ku jetojnë.

Duhet kujtuar se, një pjesë e madhe e mërgimtareve që shkuan viteve të 60-ta ne Gjermani, u kthyen pas disa muajsh, nga qe atëbotë rrogat e punëtoreve në vend ishin më të mëdha se sa në Gjermani.

Gjeneratat e viteve 90-ta që dolën nga represioni i atëhershëm politik, ishin gjenerata të shkolluara mirë. Një pjese e madhe e këtyre intelektualëve ishin dhe ende janë bartës të aktiviteteve në diasporë.

Kuadrot që ka nxjerr Kosova për 30 vite 60-90, kanë qenë dhe janë kuadrot më të mira që ka pas ndonjëherë Kosova e viset e saja, janë kuadro të pranuara ndërkombëtarisht. Diplomat e viteve 80-ta e 90-ta janë pranuar në gjithë Evropën!

Mërgimtaret përpos që kanë mbajt familjet e tyre, kanë mbajt gjallë edhe arsimin në Kosovë dhe kanë dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Mërgimtarët nuk kursyen as jetën, ata lanë familjet e tyre, lanë punën dhe ardhëm për të luftuar për liri!
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sikurse intelektualët që dolën viteve te 90-ta, e që kishin kryer shkolla me merita në Universitetin e Prishtinës e në universitetet tjera të vendit, edhe ne diaspore çdo vit e me shumë gjenerata te tëra janë duke kryer shkolla profesionale e fakultete në gjitha shkollat e universitetet më të mira të Evropës dhe vende tjera të botës.

Duhet theksuar se sipas një statistike jozyrtare, mbi 20 mijë shqiptarë studiojnë në universitetet gjermane.

Po ashtu edhe mbi 2 mijë të tjerë në universitetet austriake.
Diaspora si shpresë e kombit shqiptar, është i vetmi potencial dinamik të cilit po t’i epet mundësia, ka potencë te krijimit te sistemeve funksionale ne arsim, ekonomi e politikë ne Atdhe!

Lobi vazhdon të iniciojë procese të rëndësishme, të kontribuojë në të gjitha aspektet, duke përfshirë arsimimin si parim kryesor, deri të mbajtja gjallë e traditës dhe kulturës shqiptare.

Lobi Euro Atlantik Shqiptar
Dega Norvegji. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]