Liverpooli ka treguar karakter të lartë duke shënuar fitore të vështirë me përmbysje në shtëpi, përballë West Hamit.

Ekipi i Jurgen Klopp e zhvilloi ndeshjen e 27-të pa humbje në këtë edicion të Premierligës.

‘Të kuqtë’ kaluan të parët në epërsi, me golin në pjesë të parë të Wijnaldum (9′), por ‘Çekanët’ përmbysën rezultatin me golat e Issa Diop (12′) dhe Pablo Fornals (54′).

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kur po dukej se West Hami ishte gati të bëjë ‘shokun’ e sezonit në futbollin anglez, Liverpooli shënoi dy gola në harkun e 13 minutave.

Fillimisht Mohamed Salah e barazoi rezultatin, falë edhe një gabimi të portierit Fabianski, ndërkaq tri pikët ekipit të Jurgen Klopp ia siguroi goli i Sadio Manes, pas asistimit të Trent-Alexandre Arnold, në minutën e 81-të.

Liverpooli tani ka 79 pikë si lider i Premierligës, 22 më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester City.

https://youtu.be/2JZoGyu0TIA

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!