Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve të fundit në veri, institucionet shtetërore kanë vazhduar normalisht punën.

Ai ka thënë se institucionet po vazhdojnë të bëjnë zëvendësimin e targave ilegale në RKS. Serbia po e shantazhon Kosovën dhe ne nuk do të dorëzohemi, tha Kurti

I pari i ekzekutivit thotë se deri më tani janë shqiptuar mbi 800 qortime.