Lista Serbe, e cila është pjesë e institucioneve të Kosovës me një zëvendëskryeminister dhe një ministër, përmes një komunikate, ka thënë se do të respektojnë të gjitha masat e qeverisë së Serbisë në luftë ndaj koronavirusit.

Kjo parti ka thënë po ashtu se do të përkrahë presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në luftën e tij politike dhe diplomatike “për Kosovën dhe Metohinë”, duke iu referuar dialogut i cili pritet të rifillojë të dielen zyrtarisht, transmeton Zeri.info

Po sot, presidenti serb Vuçiq, tha se komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, do t’i shtrëngojnë masat anti-koronavirus, në përputhje me vendimet e qeverisë së Serbisë. Shtabet e krizave në këto komuna, në ndërkohë, dolën me njoftimin se kanë vendosur që të futen karantinë katër komuna dhe që lëvizja e qytetarëve të kufizohet nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.