Lista Serbe pas takimit të sotëm me mandatarin për formimin e qeverisë Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pengesë për formimin e saj, por nuk ka dashur të spekulojë nëse do të jetë pjesë e këtij koalicioni, duke kërkuar që në qeverinë e ardhshme të kenë edhe ministrinë e 13-të.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media pas takimit me Albin Kurtin, ka sqaruar pozicionet e Listës Serbe sa i përket koalicionit të mundshëm qeverisës mes VV-së dhe LDK-së, duke thënë se sa i përket partisë që ai drejton nuk do të ketë asnjë pengesë, raporton KP.

“Lista Serbe nuk do të jetë frenuese për formimin e qeverinë e ardhshme. Është fakt të them se është e dukshme për të gjithë, edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e Prishtinës, se pa Listën Serbe si faktor është e pamundur formimi i qeverisë. Qeveria e ardhshme do të ketë anëtarë nga Lista Serbe”, tha Rakiq.

Ju pëlqen!

Ai nuk ka dashur të spekulojë nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E lidhur me formimin e koalicionit qeverisë, Delibor Jevtiq nga Lista Serbe tha se kjo çështje iu takon pikërisht VV dhe LDK-së për të marrë hapat e ardhshëm në këtë drejtim, derisa serbëve duhet t’iu takojë edhe një ministri.

“Ajo që kemi qartësuar sot në takim është se nëse qeveria do të ketë më shumë se 12 ministri, sipas Kushtetutës, në këtë rast edhe ministria e 13 t’iu takojë pakicave. Lista Serbe do të ketë 11 deputetë, me këtë shumica e 20 dhe është e qartë se në këtë kuptim me vetë këtë Lista Serbe do të ketë edhe ministrinë e dytë”, tha Jevtiq.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!