Lista Serbe e ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti për letrën që i kanë dërguar organizatës Europa Nostra, ku i kanë shpjeguar se pse Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar.

Sipas Listës Serbe, Osmani dhe Kurti me këtë letër kanë treguar se Kosova nuk është një mjedis multikulturor.

“Reagimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për faktin se organizata “Europa Nostra” përfshiu Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara të kulturës në Evropë është vetëm një konfirmim tjetër i rrezikimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë”.

Ju pëlqen!

“Përpjekja e Kurtit dhe Osmanit për të paraqitur vetë-shpalljen e Kosovës si një oazë të multikulturalizmit dhe multikonfessionalizmit pothuajse çdo ditë mohohet nga përdhosja e objekteve të kishës Ortodokse Serbe dhe varrezave Ortodokse në të gjithë Kosovën dhe të gjitha ato raste janë dokumentuar me kujdes dhe janë dëshmuar”.

“Mbyllja e syve për realitetin dhe mohimi i motivuar politikisht i situatës në terren, është një mesazh inkurajimi për ekstremistët për të vazhduar praktikën e sulmit të vendeve të shenjta serbe, duke mos zvogëluar kështu rrezikimin e tyre”.

Lexo po ashtu:  ”Faleminderit Kosovë! Ta mbyllën derën, Rama të vuri traun me pagesë, të përqeshën, të hodhën në gjyq, por ti erdhe, erdhe në vendin amë, aty ku ke rrenjët, aty ku i thonë bukës bukë, nanës nanë e vëllait vëlla."
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!