Lista Serbe do të marrë vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor në Kosovë, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq tha për Tanjug se konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd.

Simiq tha se të gjitha vendimet në lidhje me veprimet e Listës Serbe në terren dhe të popullit serb në Kosovë merren në konsultim me Beogradin. “Periudha e ardhshme, siç ka thënë vazhdimisht presidenti Vuçiq, do të jetë turbulente dhe i bëjmë thirrje të gjithë serbëve t’i bashkëngjiten Listës Serbe”, tha Simiq. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Keqpërdoren detyrën zyrtare/ I hyn “fshesa” Policisë së Kosovës: Suspendohen dy komandantë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!