Gati 1.8 miliardë njerëz në shtatëmbëdhjetë vende, ose një e katërta e popullsisë së botës, duket se po devijojnë drejt një krize ujore, me një parashikim mungesash të mëdha rezervash në vitet e ardhshme.

Nga 17 kombet, 12 janë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, sipas një analize të lëshuar të martën mbrëma nga Atlasi i Burimeve Botërore të Ujit, me bazë në Washington D.C. Dy nga vendet me risk më të lartë janë India dhe Pakistani, në Azi. Zonat e mbetura janë San Marino në Europë, Botsvana në Afrikë dhe Turkmenistani në Azinë Qendrore. Në Listën e plotë rezulton se Shqipëria e radhitur e 33-ta, është ndër vendet me rrezikshmëri të lartë nga një krizë e mundshme uji.

Vendet që përballen me probleme jashtëzakonisht të larta uji, po përdorin deri në 80% të furnizimit me ujë sipërfaqësor dhe nëntokësor në dispozicion në një vit mesatar, dhe madje edhe periudhat e shkurtra të thatësirës, të cilat priten të rriten për shkak të ndryshimit klimatik, mund të kenë pasoja të rënda, sipas WRI.

India, e cila është renditur në vendin e 13-të në listën e vendeve me rrezik jashtëzakonisht të lartë të ujit, ka më shumë se tre herë popullsinë e 16 vendeve të tjera në këtë kategori të kombinuara. (Bloomberg)

Edel Strazimiri  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]