Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, një ngjarje kjo që konsiderohet të jetë më e madhja në kinematografinë e filmave ndërkombëtar.

Në mesin e yjeve që fituan çmime, ishte edhe një artiste me origjinë shqiptare.

Liria Prishtina, ishte pjesë e ekipit fitues të filmit ”Little Women”, film ky të cilit iu nda çmimi për kostumografinë më të mirë.

Ju pëlqen!

Lajmin e ka bërë të ditur babai i artistes përmes një statusi në Facebook ku shprehet tejet krenar për arritjet e së bijës, ku me kënaqësi njoftoi se ishin modelimet e së bijës ato që e ndihmuan filmin të fitonte Oscar për kostumet.

Liria Prishtina (Pristine) ka studiuar në Londër, ku ka ndjekur studimet në drejtimin e Dizajnit të Modës.

Bashkangjitur gjeni tralierin e filmit.

Lexo po ashtu:  Jericho: "Kaluam një shekull në ecje, por prap u rrëzuam"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!