Lionel Messi e shokët janë gati të shkurtojnë pagën për shkak të emergjencës koronavirus. Skuadra e parë e Barcelonës e shoqëria katalanase kanë gjetur një akord për reduktimin e pagave, pas konfrontimit mes presidentit Bartomeu e liderve të dhomave të zhveshjes. Messi, Busquets, Sergi Roberto e Piqué kanë rënë dakord për një sistem që duhet të zhvillohet e modifikohet, por që i takon – për momentin – vetëm skuadrës së parë blaugrana.

Në ditët e ardhshme, sipas asaj që bën të ditur Sport, presidenti Bartomeu ka në program një takim me ECA, Uefa e disa anëtarë të ligave europiane për të studiuar një formulë homogjene për të gjithë Europën, që të jetë e përbashkët të gjithë vendet e infektuara nga virusi.

Për momentin akordi i gjetur mes lojtarëve e presidencës së Barcelonës i takon vetëm skuadrës së parë të meshkujve, një zgjidhje e brendshme që nuk duhet të ketë lidhje me seksione të tjera të shoqërisë, por që edhe mund të imitohet nga klube të tjerë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!