Gazeta franceze “L’Intransigeant” në mars 1937 boton një shkrim në lidhje me vendimin e Zogut për heqjen e ferexhesë, shkruan e pavarura MekuliPress.

Në të ndër të tjera këtu thuhet: 

“Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e Mbretërisë së tij të heqin dorë nga ferexheja, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut.

Ju pëlqen!

Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë: tek gratë së pari, të cilat janë, si të gjitha bijat e Evës, të lumtura që admirohen, dhe tek të gjithë të rinjtë. Tirana është bërë papritur një qytet i lumtur…

Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë të gjitha fytyrat… Dhe, të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë…”!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.