Mali i Zi nuk do ta tërheqë ligjin për lirinë e fesë, thotë presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, në një intervistë ekskluzive për Tanjug. Gjukanoviç thekson se protestat masive ndaj këtij ligji, të cilat ai i sheh si thelbësisht politike, megjithëse të “maskuara” nën veshjen e klerit, me tipare të spikatura pro-serbe, nuk mund të kërcënojnë qeverinë ose politikat e ndjekura nga qeveria.

“Nëse do të mendonim se ligji duhej të tërhiqej, ne nuk do ta kishim miratuar. Të gjitha argumentet që kemi dëgjuar kundër këtij ligji, i kemi dëgjuar për katër vite me radhë“, thotë Gjukanoviç.

Kjo është një periudhë e rëndësishme e emancipimit të Malit të Zi, vëren ai, në të cilën duhet të krijohen të gjitha parakushtet institucionale për zhvillimin e mëtejshëm shtetëror dhe shpirtëror të shoqërisë malazeze, përfshirë këtu edhe rivendosjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Malazeze.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...