Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, në mbledhjen e sotme të mëngjesit me kabinetin qeveritar, tha se në seancën e fundit të parlamentit, do të miratohet ligji për shpifjen në gjendjen e jashtëzakonshme. Duke kujtuar lajmin e rremë për spitalin e Durrësit, kryeministri tha se shpifjet duhet të dënohen ashpër.

“Në seancën e 19 dhjetorit duhet të përcaktojnë një klauzolë në ligjin anti shpifje që besoj do të hyjë në 19 Dhjetor. Shpifja në gjendjen e jashtëzakonshme është e dënueshme, duhet të jetë e super dënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal se po bie spitali, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit për të ikur me vrap. Por spitali nuk kishte asgjë. Këto gjëra duhet të dënohen fort” tha Rama.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!