Në pyetjen e MekuliPress rreth lajmit të lancuar në publik, nëse DioGuardi ka konfirmuar ikjen e Grenellit, Faton Bislimi, koordinator për politika në Ballkan nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në redaksinë  tonë e dërgoj këtë përgjigje.
Letrën – sqaruese po e publikojmë pa ndërhyrje:

“Te nderuar,
Komisioni per Intelegjence i Senatit te SHBA-ve, dje pasdite ne Washington, DC, ka mbajtur seancen degjimore per konfirmimin e Kongresistit Ratcliffe ne poziten e Drejtorit Nacional te Intelegjences se SHBA-ve. Sipas te gjitha raportimeve kredibile nga mediat ne SHBA, z. Ratcliffe do te marre konfirmimin e shumepritur per te zevendesuar ne kete pozite Amb. Grenell, duke e permbyllur karrieren jeteshkurter te Amb ne fjale si pjese e kabinetit te Presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe.
Kjo levizje nuk e afekton poziten e Amb Grenell si Ambasador i SHBA ne Berlin dhe si i derguar per dialogun Kosove-Serbi.
Kongresisti Ratcliffe eshte kogja me i njohur me ceshtjen shqiptare dhe mik i hershem i komunitetit tone ne SHBA.
Nderkohe, eshte totalisht e pavertete se z. DioGuardi ka bere prononcime per kete ceshtje. Ai nuk ka bere asnje prononcim per kete pune per askend. Ka disa portale qe ia kane atribuar nje lajm te pavertete DioGuardit dhe kjo po behet per te krijuar me shume amulli ne kete ceshtje. Figura dhe puna e DioGuardit jane historike, te pazevendesueshme dhe ta pa cenueshme. Kushdo qe perpiqet te hedhe balte aty, eshte antikombetar dhe soj i armiqeve tane!
Me respekt,
Faton Bislimi
Koordinator per Politika ne Ballkan
Anetar Ekzekutiv i Bordit te Drejtoreve
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane”