Lidhja Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqipatrë në Gjermani mbajti Manifestimin letrar„ Azem Shkreli“ 2020 në Dyseldorf
Shkruan: Pal Sokoli
Me 20 shtator në Virtschaftsklub në Dyseldorf u mbajt manifestimi letrar; „Azem Shkreli“ 2020
Në kushte të Pandemisë COVID 19 manifestimi ynë u mbajt me pjesëmarrje të redukuar duke u adaptuar rregullave të lejueshme. Salla e Wirtschaftsklubit në Dyseldorf ishte e rregulluar për 40 pjesmarrës dhe u plotësua e tëra. Manifestimit i parapriu kënga me vargjet e Azem Skrelit „ Kënga e turpit“. Mirëseardhje të pranishmëve ju uroi kryetari i LSHAKSH- në Gjermani z. Pal Sokoli.
Manifestimin e pershëndetën biznesmeni dhe humanisti z. Lazim Destani, përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë veriore përfaqësia në Bon z. Burhan Caraja, Kryetari i nderit të LSHAKSH – në Gjermani z. Martin Çuni, Imami i Qëndrës islamike në Dyseldorf dhe kryetar i Unionit të Qëndrave islamike shqiptare në Gjermani z. Mensur Halili dhe Shoqta e Femrës shqiptare ne Dyseldorf. Në fjalën kryesore për Azem Shkrelin, Pal Sokoli kishte përfshirë mbresa nga z. Ismail Kadare, Dritero Agolli dhe Don Lush Gjergji nga ku edhe përshkruhej veprimtaria letrare-artistike e Azem Shkrelit.
U vazhdua tradicionalisht edhe Ora letrare ku poetët pjesmarrës lexuan poezi kryesisht kushtuar Azem Shkrelit. Poezi lexuan: Dibran Demaku, Martin Çuni, Sead Ramadani, Sadri Gashi, Angjelinë Krasniqi, Mehdi Ibrahimi dhe Pal Sokoli. Pas Orës letrare u promovuan edhe dy vepra të reja të anëtarëve të LSHAKSH-në Gjermani .
Martin Çuni, Libri dokumentar„ Feniks në Kalvar“ për të cilin referoj poetesha Angjelinë Krasniqi dhe
Sead Ramadani, Libri poetik“ Në kthetrat e kohës“ për të cilin referoj Pal Sokoli.
Në fund të manifestimit u ndanë tri mirënjohje. Një Mirënjohje ju nda z. Sylejman Gashi(postmortum), pastaj edhe z. Dibran Demaku për aktivitetët e vazhdueshme pranë Lidhjes qe nga themelumi e deri ditët e sotme. Një Mirënjohje ju nda Shoqatës se Femrës Shqiptare „Dora D‘ Istria“ nga Dyseldorfi për aktivitete të vazhdueshme dhe kontribuese për integrimine gruas shqiptare në rrethin ku jetojnë, për të cilën u falënderua kryetarja Znj. Lindita Kryeziu. Artisti Abdullah Gjongecaj e përshëndeti këte manifestim duke apelu qe të koordinohën Shoqata dhe aktivitetët dhe të përkrahen nga institucionët. Hajredin Ibrahimi u ndal me shumë të aktivitetët tona qe do të bëhemi faktor interesimi për institucionët. Manifestimi i sotëm në një ambient të mrekullueshëm ishte një vazhdim tradite edhe pse në kushte pandemie. Pas manifestimi nikoqiri na kishte siguruar pije dhe ushqime qe pjesëmarrësit patën rastin të kalojnë se bashku edhe duke u sherby edhe duke u çmall me njëri tjetrin. Konkursi tradicional i këtij manifestimi kësaj radhe nuk u mbajt dhe veprat konkuruese u mbajtën për vitin tjetër. Përzemërsisht i falënderoj të gjithë pjesmarrësit nga të gjitha anët dhe posaqërisht edhe nikoqirin e këtij manifestimi.
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.