Kryeministri Edi Rama ka bërë sot atë që di të bëjë më mirë: të heqë nga bytha e vet problemet. Me një kravatë kuqezi, sa për të vjedhur lajmet dhe titujt e servilëve të medias që ka blerë, kryeministri njoftoi se ka rënë dakord me palën greke se do të çojnë në gjykatë ndërkombëtare çështjen e kufirit detar. Ky është një opsion që çaktivizon një kartë të fortë elektorale kundër tij tani që opinioni është helmuar me idenë fikse se deti po shitet. Dhe deri në shqyrtimin e çështjes në çëstje ndërkombëtare z. Rama ka kohë të livadhisë i qetë me gënjeshtrat e zakonshme me fasada dhe bojëra.

Ky vendim ka disa probleme: së pari ne nuk kemi aktualisht një qëndrim të opozitës së ashtuquajtur të djathtë për këtë temë, pasi nesër mundet të kemi supririzën se një vendim nga arbitri ndërkombëtar mund të mos njihet. Ne e dimë se politika shqiptare komandohet nga jashtë. Tjetra, askush nuk e di se pse u mor një vendim i tillë. Pra çfarë ndodhi. Në një rast të tillë qeveria e një vendi – sipas z. Rama p.sh qeveria  është e qytetarëve – sqaron se ku ka mbetur negociimi, çfarë variant është propozuar, si është sjellë pala tjetër për të vijuar mandej me adresimin në gjykatë ndërkombëtare. Duhet ditur se gjykata ndërkombëtare nuk merr në konsideratë vendime të gjykatave të vendeve respective, ajo thjesht vendos ndarjen e kufirit mbi kriteret e gjithëpranuara nga konventat në fuqi.

Së fundmi, nuk dihet nëse kryeministri i Shqipërisë ka bindjen, apo ëstë konsultuar me këshilltarë të vetët se Shqipëria nuk humbet në një shqyrtim ndërkombëtar. Pra sa është ky vendim pjesë e një vlerësimi të kujdesshëm dhe sa veprim me sens të pastër politik, të cilit nuk po i shtojmë asnjë hamendësim që ka lidhje me fijet që çojnë në Stamboll? Le të gjejë kush një letër ku është firma e Edi Ramës që të ketë rëndësi reale për këtë vend, por edhe një përgjegjësi po kaq serioze? NJË të vetme(Për Teatrin Kombëtar firmosën delet e Kuvendit).

Ju pëlqen!

Pra ne nuk dimë asgjë pse u mor ky vendim dhe sa i përgjigjet ai interesit të vendit tonë?(këtu duhet të sqarojmë me interes diçka teorike abstrakte pasi nuk është më e qartë nëse Shqipëria kështu si u katandis është apo jo interes i qytetarëve të saj)

Në arbitrimin ndërkombëtar gjykata siç thamë vepron mbi bazë të procedurave të veta përmes një trupe prej 5 vetash, apo arbitrash nga të cilët dy zgjidhet prej shteteve të interesuara dhe 3 të tjerë prej këtyre dy arbitrave. Ndërkohë që për shelfin Kontinental ka një Komision prej 21 vetësh.

Vlerësohet se që nga viti 1994 rastet e arbitrimit për ujërat ndërkombëtare janë gjetur si një zgjidhje e preferuar nga disa shtete ndërkohë që metoda e aplikuar prej saj është stabilizuar sidomos me arbitrimin për konfliktet në Detin e Zi. Në fillim përcaktohet një vijë e barazlarguar nga pikat bazë të bregut të të dy shteteve që janë pjesë e mosmarrëveshjes, së dyti, gjykata çmon faktorët që kërkojnë rregullim si një dalje e vogël në bregun e njërit shtet që ndikon shumë në vijën e barazlarguar dhe së triti gjykata bën një analizë proporcionale për të parë ujërat që delimitohen, raportet dhe vijën bregdetare, nëse ka ndonjë disproporciona domethënës në hapësirat detare që I cakohen secilit shtet.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.