Szinpetri është një fshat i vogël në Hungarinë veriore, me më pak se 300 banorë, por është gjithashtu shtëpia e librit më të madh të punuar me dorë në botë.

Vëllimi gjigant u krijua duke përdorur teknikat tradicionale të bashkimit të librave, të rregulluar në një shkallë shumë më të madhe, dhe u krijua nga 71 vjeçari Béla Varga.

“Ishte e pamundur ta bëje më të madhe,” tha Varga. “Kjo është arsyeja pse dimensionet e librit janë 4.18m x 3.77m. Unë më mirë do të shkurtoja një gisht sesa ta bëja atë më të vogël për pesë centimetra.”

Ju pëlqen!

Libri ka 346 faqe, peshon 1420 kg, dhe tema ka të bëjë me florën dhe faunën, shpellat dhe arkitekturën e rajonit.

Është unike jo vetëm për shkak të madhësisë, por për shkak të teknikave: është bërë me tavolina druri nga Suedia dhe me lëkurën e 13 lopëve nga Argjentina”, shtoi Varga.

Në libër është përdorur një mekanizëm i veçantë dhe duhen 6 persona për të ndërruar një faqe.

Gjithashtu është bërë edhe një libër me i vogël për të hyrë në rekordin Guinness i cili peshon 11.4 kg dhe është plotësisht i njëjtë me librin gjigant. (Euronews)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!