Lexoj cinikë që thonë “LV e LDK po e vonojnë, se po kanë kërkesa e s’po lëshojnë pe”.

Kur të duket gjithçka e zezë, mbase është momenti të përdorësh syze.

Prej fillimit LV ka lëshuar pe, me dëshirën për ta mbyllur sa më shpejt partneritetin e ri qeverisës.

Para zgjedhjeve bëri oferta tepër bujare për bashkëpunim, e pas zgjedhjeve po ashtu. Lëshoi pe në ministri që krejt qytetarët prisnin që do i merrte LV, pikërisht për të treguar mirëbesim. E dha gjysmën e qeverisë dhe gjysmën e programit, megjithëse ishte fituese e zgjedhjeve me 1.7% diferencë. 6 lëshime të rëndësishme i ka numëruar kryetari Kurti. Asnjë këmbëngulje e as vijë të kuqe nuk ka patur Lëvizja për asnjë post, vetëm për ndarje të drejtë.

Por, nuk mund të kënaqet dëshira për gjysmën e programit, gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër.

Kryeparlamentari me vendim të Kushtetueses i takon LV. Presidenti, siç u bë së fundi e qartë dhe nga gjermanët e partisë së Merkel, nuk është çështje e këtyre negociatave. E kryeministrin e ka vendosur populli.