Me çka e pastron dyeshemenë?
“Arf na binë. Gzohna kur lshohet naj pacient e harron naj domestos në banjo”.

Sa shpesh e ndërron jokerin?
“A? I kena ndrru parvjet”
E çarrshafë?
“Po çfarë. Qe 32 vjet punoj qitu njejtë asht. Në qat karrikë që po rrin ulë, asht prej kohës t’masave t’dhunshme. Qitu i kena lanë, qitu i kena gjetë. Përpara kena pasë edhe depo të pizhameve. Ni harrën s’ke mujtë me shti mrena prej tute që binë turli smujash. Mas lufte s’ka ma ashtu”.
E uniformë mbrojtëse pse nuk ke?
“Spo di motra jem, une jam veç pastruse”.
E monitor me i vezhgu oksimetrat e pacientëve a ka?
“Qysh çka the?”
Televizora me i kqyre këto maçinat e oksigjenit a ka?
“Me pasë, nuk bërrtasin familjarët koridoreve, mulne se ju nal fryma. E mjeket kudo qe janë tuj tu nga shkojnë”.
Historinë e pacientëve e shkrujnë me kimik me sa kam pa? E ndajnë fletoren me vizore. A kanë tableta ku ruhen të dhanat?
“Jo sdi une ashtu, doktorat veti”.

Ndërkohë dal në ballkon, me marrë ujin që e ka majtë freskët nata sepse spitalet nuk kanë as frigorifer se lene ma me shërby vetë ujë të pijshëm.
‘Prill i thyem’ – Prishtinë, 2021.

Sqarim nga redaksia: Aktivistja politike dhe debatuesja e njohur, Valbonë Bajrami, jeton në SHBA. Këto ditë ajo është në Kosovë pasi që babai i saj, Akademiku i njohur shqiptar, prof. dr. Hakif Bajrami, është i sëmurë rëndë nga Covid 19 dhe i shtrirë në QKUK. (Ky shkrim është marrë nga profili i saj në facebook)

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.