Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë konferencë për media, pas pak minutash.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka.

“Në hollin e Kuvendit, në 9:30, mbahet konferencë për media“, ka shkruar Manxhuka në Facebook, duke mos dhënë më shumë detaje rreth kësaj konference.

Ju pëlqen!

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është folur për marrëveshjen për koalicion ndërmjet VV’së dhe LDK’së, e cila do te vije si rezultat i dorëheqjes së Glauk Konjufces nga posti i kryekuvendarit.

Dita e sotme pritet të jetë shumë e zënë për LDK-në dhe VV-në, që e kanë afatin e fundit për të arritur marrëveshje për koalicion, para seancës së 3 shkurtit.

Në fakt, që nga mëngjesi i hershëm, ashtu siç konfirmuan edhe zyrtarët e të dy partive, këto dy subjekte pritet të jenë në kontakt të vazhdueshëm për bashkërendimin e veprimeve në drejtim të marrëveshjes.

Para arritjes së marrëveshjes, të dy partitë do të mbledhin Këshillet e Përgjithshme, aty ku do të prezantohet marrëveshja në parim, ndërkaq që ky organ pritet ta votojë formalisht atë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do t’i paraprijë edhe takimit final, ku nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, pritet të nënshkruhet edhe përfundimisht marrëveshja mes dy partive.

Në fakt, ndër ngjarjet kryesore të ditës pritet të jetë edhe paralajmërimi për dorëheqje i Glauk Konjufcës, në kuadër të propozimit të LDK-së që të arrihet marrëveshja.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së pritet të fillojë në orën 13:00, ndërkaq që nuk dihet se kur do ta bëj Vetëvendosja këtë.

Në praktikë, marrëveshja hyn në fuqi të hënën kur edhe do të mbahet seanca për votimin e përbërjes së re të Qeverisë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!