Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të martën se lideri i kësaj partie Albin Kurti, është takuar të martën me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, me ç’rast kanë diskutuar për mundësinë e thellimt të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ky subjekt politik ka thënë se Kurti, ka shprehur bindjen gjatë takimit, se Kosova do ta ketë shpejt qeverinë e re.

Mes tjerash në takim, Kurti është cituar t’i ketë thënë Kosnettit se në të ardhmen Kosova do të ketë mundësi të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në projekte që “ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!