Drejtuar akademikeve, pedagogëve dhe intelektualëve shqiptarë. Pak minuta më parë, ngujimi i studentëve të drejtësisë hyri në ditën e tij të 17-të. Vendimi për tu mbyllur brenda fakultetit erdhi pas dhjetra ditëve protestë që nuk morën pergjigjën e duhur nga ana e ekzekutivit. Zhvendosja e protestes nga sheshet në ambientet e auditorit nuk ishte kërcenim për pozitën tuaj, por thirrje për mbështetje dhe mbrothësi nga ana e atyre që na japin dije, ne nje moment kritik te levizjes studentore.

Natyrisht qe mbeshtetja juaj nuk na ka munguar.Tre asamblete e fakulteteve te ndryshme jane shprehur ne mbeshtetje te plote te protestes si dhe kane bere thirrje per shfuqizimin e ligjit per arsimin e larte. Senati akademik doli ne nje deklarate ku nder te tjera thuhej se ai mbeshteste polotesisht kerkesat e studenteve dhe behej thirrje per plotesimin e menjehershem te tyre. Sot jemi ne nje moment kur mbeshtetja zyrtare nuk mjafton. Ka ardhur koha qe pedagoget te na e bejne bojkotin dhe ngujimin te panevojshem duke mos pranuar te marrin ne dorezim regjistrat per sa kohe ligji per arsimin e larte nuk eshte shfuqizuar apo amenduar ne ato nene ku cenohet autonomia e universiteteve, kerkimi shkencor apo pikat e tjera qe jane bere objekt debati vitet e fundit.Qasja aktive nga Ju ne kete proteste do i jepte Levizjes nje frymemarrje te jashtezakonshme qe do te terhiqte pas dhe ate lume studentesh qe rrodhen nga protesta janarin qe po leme pas.
Frika e tyre do te dukej e ronitur dhe jashte kohe ne rast se pedagoget do dilnin me ta ne proteste njejte si Sartri me studentet franceze te 68. Protesta jone jetesoi leksionet tuaja mbi lirine, demokracine, te drejten ,te verteten, genjeshtren, Sot ka ardhur koha qe ato qe jepni ne podiumet e auditoreve t´i konkretizoni bashke me dhjaket tuaj ne shesh, aty ku fjalet marrin trajten madheshtore te veprave. Koha erdhi qe Ju te marrni nje hap para nga distanca higjenike qe te dyja palet krijuan muajt e fundit, per t´u bashkuar ne nje kauze qe do t´i riktheje dinjitetin studentit, pushtetin pedagogut dhe cilesine universitetit.
Gjithe shpresat e studenteve jane me ju!Studenti i Fakultetit te Drejtesise Marlin Muça./MekuliPress/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.