Të bëhesh prind është një prej përjetimeve më të mrekullueshme të jetës për një burrë, por për disa mund të bëhet dhe një sfidë e papërballueshme. Nuk ndodh rrallë, si pasojë, që një grua të përfundojë vetëm me një fëmijë për shkak se babai i ka braktisur, nga frika e marrjes së përgjegjësive, duke e detyruar fëmijën të jetojë një zbrazëti, duke mos kuptuar pse babai nuk e do.

Ja letra e një djali për njeriun që nuk deshte të ishte babai i tij.

Për ty që më ke ndihmuar të më sjellësh në këtë botë, të falënderoj. Faleminderit sepse pa ty nuk do ta kisha njohur kurrë gruan e mrekullueshme që më krijoi, dhe sepse pa ty nuk do ta kisha zbuluar se sa e fortë dhe e guximshme ishte ajo.

Ju pëlqen!

Nuk më intereson pse je larguar, ke pasur arsyet e tua dhe nëse nuk mund të kontribuosh në ndonjë mënyrë për jetën time, mendoj se ishte fati që donte që ti të zhdukeshe dhe të mos bëheshe pjesë e saj.

Herë pas here mund të mendosh, të pyesësh si jam, ndoshta më ke parë tek dilja nga shtëpia. Edhe unë e bëj këtë, mendoj se si do të kish qenë jeta ime, po të mos ishe larguar ti.

Por e vërteta është që jeta ime nuk ka qenë dhe aq keq, gruaja që ti braktise ishte në gjendje të mbushte boshllëkun që le pas. Unë të fal sepse ndoshta nuk kishe asgjë për të dhënë, edhe pse në fillim ishte e vështirë të pranoja që nuk kisha një baba.

Eca mespërmes vështirësive, mësova të jem i pavarur dhe që dashuria që ka vërtetë rëndësi, është ajo e njerëzve që duan të jenë pranë meje. Nuk kam dëgjuar asnjëherë, asgjë të keqe për ty, në fund të fundit nuk ka shumë për të thënë, për dikë që nuk ka qenë asnjëherë i pranishëm.

Por di që nuk dua një njeri si ti në jetën time, aq më pak në jetën e fëmijëve të mi. Mungesa jote më mësoi të njoh vlerën time, më mësoi të zgjedh njerëzit që dua.

Betejat e mia, sukseset e mia nuk kanë fare të bëjnë me ty. Nëse kam trashëguar diçka nga ty, nuk e kam idenë se çfarë është, sepse ajo që më ka bërë ai që jam, është dashuria për gruan që ti le vetëm.

Nuk të urrej sepse të kam falur tashmë. Kam arritur lumturinë time pa ndihmën tënde. Nëse jam këtu, është edhe falë teje, një njeri që iku sepse nuk deshi të më shohë tek rritesha.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.