AQSH, Fondi. 14, Dosja. 183, Fleta 19
17, Collingham Place.
LONDON S:W 5.

Me 14 te Shtatorit 1921

Imzot Nolit
Ne Gjeneve

Ju pëlqen!

I dashur mik,
Mora disa dite me pare letren tuaj me date 2 dhe sot ate me date 11 shtator. Vajta sot pas dreke ne Foregin Office ku mesova keto:


Disa dite me pare Minister’i i Greqise ne Londer dergoj ne F.O. nje leter ku qakesh decisja e Komisionit t’eksperteve per kufirin, pershkonte pershtypjen lige qe beri ne Greqi dhe mbaronte duke thene se n’Epir gjakerat jane nxehur fort dhe qe gouverna Greke nuk do te mund me te imponohet mi elementet e Epirit te Veriut mi te cilat ekzerson (exercer) influencen e saj. Foregin Office iu-pergjigj duke thene qe decisja e eksperteve nuk eshte definitive po qe esht e vertete q’u-vendos te mos ndryshohet kufi’i Juges te 1913 tes. Sa per influencen tuaj n’Epir, e perdorte fort bukur me 1914. Marrin note, thote ne pergjigjen e tij Minister’i P. te Jashtme, nga deklarata tuaj qe ekzersoni nje influence mi nje popull te nje shteti te huaj dhe mbajme Guvernen Greke responsable per ligesite qe munt te ngjasin.
Sa per bandat qe po formohen ne kufir, Guverna Britanike i-dergoj Guvernes Greke, me ane te perfaqesonjesit te saj n’Athine nje note te forte dhe kategorike.
Atmosfera ne F.O. nuk m’uduk aq’e qarte si heret e tjera-kish ca re. Nje rezerve simathike po pak e ashper.
“Nuk cajme koken se c’thote Italia, neve duam nje Shqiperi te lire dhe nuk munt t’i japim toka Shqiperise. Ne dashte Shqiperia le te ia-fale Sasenon Italise!” Keto fjale te thena me nje menyre jo te bute dhe me pak hidherim, me bejne te besoj se kane te bejne me intervisten q’i kini dhene korespondentit te gazetes “Idea Nazionale” dhe te cilen e botoi “Morning Post” dhe me ato q’u-thote De Martino-a mi kete ceshtje. S’kam dyshim se De Martino-a u-thote “c’kini ju-kur Shqiptaret n’a e japin vete ishullen”, dhe kejo i ve me nje pozite ambarasante se nuk desherojne te behet ashtu.
Decisja e eksperteve nuk ish bere me te shkrojtur dhe Italia nuk e njeh, pra nuk dot’i komunikohet Liges. Z. Balfour kerkoj instruksje te cilat iu-derguan. Pas sa munda te kuptoj ne fjalimin e soteshm, puna qendron keshtu: Me gjithe qe decisja e komisionit nuk do te komunikohet, Delegatet e Ingliteres sado te bejne fjale mi kete decisje ne Keshillin e Liges. Ceshtja e kufirit, a e rektifikikates te kufirit, do te zgjidhet prej Keshillers te Nalte ( Conseil Supreme). Delegatet Inglize do te perpiqen qe te merret nje vendim prej Keshilles te Liges qe te hiqen ushtrite Serbe dhe Greke, heperhe, ne kufir te 1913 tes, duke pritur zgjidhjen e kufirit.
U-thashe ne Foregin Office qe rektifikatat jane shume te renda qe Qeveria Shqipetare nuk dot’i pranoje dhe qe do te ngaterohet krejt puna. Me thane qe s’eshte frike per nje gje te ketille dhe qe Qeveria Shqipetare dot’i pranoje. Me menyren qe m’i thane keto kuptova se nuk do te ngullin kembe mi rektifikatat a dot’i vogelojne.
Ato qeju-komunikuan aty konfidencialisht, nuk konkordojne as pak me lajmet qe ju jap me siper.
Me thane ne F.O. qe serbet thone se Shqipetaret jane gati te marrin per Mbret nje nga djemet e Sulltan Hamitit. Nuk pashe gje mbi gazetat e ketusme mi kete pune.
E mora letren e Zotit Hile Mosi dhe iu-pergjigja. Shpresoj t’a kini marre letren qe ju dergova me 6 te Ketij.

Juaji me bese,

Mehmed Konitza

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.