Megjithë protestat, artisti dhe kryeministri shqiptar Edi Rama shkatërroi Teatrin Kombëtar historik të Tiranës këtë fundjavë dhe ka propozuar ta zëvendësojë atë me një godinë të rinovuar prej 30 milion eurosh.

Valentina Di Liscia 

Policia shqiptare shpërndau dhjetëra protestues që u mblodhën të Dielën në mëngjes në Teatrin Kombëtar në kryeqytetin e vendit,  Tiranë në përpjekje për të ndaluar prishjen e strukturës 80-vjeçare, pavarësisht një ndalimi mbarë kombëtar pëtubimet në grup. Teatri Kombëtar, i ndërtuar në 1939 gjatë okupimit italian, ka qenë në qendër të polemikave për vite me radhë që kur Kryeministri shqiptar Edi Rama mbylli ndërtesën dhe propozoi zëvendësimin e tij me një projekt dizajn prej 30 milion eurosh (32.8 milion dollarë) nga firma arkitekturore daneze e Grupit Bjarke Ingels (BIG).

Ju pëlqen!

Në një letër të hapur të lëshuar këtë javë, një grup artistësh dhe punonjësve të kulturës jo vetëm që po dënojnë shkatërrimin e teatrit, por po sjellin vëmendjen për atë që ata konsiderojnë “propagandëarti” të politikës së Ramës. Kryeministri, i cili erdhi në pushtet në vitin 2013, është gjithashtu një artist praktikues që ka arritur statusin dhe dukshmërinë në qarkun e artit bashkëkohor, me ekspozita në vende përfshirë Galerinë Marian Goodman në New York City.

Ndër autorët e kësaj letre, teoriciena kulturore Jonida Gashi dhe gazetari e botuesi Vincent ËJ van Gerven Oei, shprehin shqetësimin se portretizimet ndërmjetësuese të Ramës si artist-politikanë kanë shërbyer për të shuar abuzimet e pushtetit nga qeveria shqiptare që ai i ndihmon, kryesisht në mesin e tyre shtypja e shtetit të shtypit të lirë, i cili gjithashtu është paralajmëruar nga organizata qëmonitojnë lirinë e media siç janë Reporterët pa Kufij.

Artisti gjerman Wolfgang Staehle dhe Elidor Mëhilli, një profesor i asociuar në universitetin “City University of New York (CUNY), janë ndër 36 nënshkruesit e letrës deri më tani. Van Gerven Oei i tha Hyperallergic se shumë njerëz që I a kërkuanpër të nënshkruar këtë letër, hezituan nga frika e ndëshkimit, pasi ata ose familjarët e tyre janë të punësuar nga institucione të ndryshme shtetërore.

“Rritja e profilit të Edi Ramës si një artist praktikues në skenën e artit ndërkombëtar, i ndihmuar nga një grup i përzgjedhur artistësh, kuratorësh dhe koleksionistësh, në vend që të tërhiqte më shumë vëmendjen ndaj politikës së tij, ka qënëmjaftueshmërisht paradoksale aq sa ka eklipsuar ata plotësisht”, shkruhet në letër ndër të tjera. Autorët theksojnë më tej mbi censurimin e politikave , veçanërisht mbi vendimin e kryeministrit për prishjen e monumenteve të kulturës në Tiranë për ti hapur rrugë projekteve të ndërtimit të ndërmarra nga qeveria e tij.

“‘Vlerat’ dhe ‘ngjyrat’ ​​e punës së Edi Ramës si artist, fjalimet dhe intervistat e tij në skenën ndërkombëtare të artit dhe makineria promovuese që rrethon karrierën e tij ndryshojnë si dita dhe nata nga politikat që regjimi i tij po zbaton në Shqipëri, ” shkruajnë ata.

Rama me siguri së pari fitoi njohje të gjerë në botën e artit kur ai ndërmori rinovime shumëngjyrëshe të ndërtesave të epokës komuniste në Tiranë ndërsa shërbeu si kryebashkiaku I qytetit në fillim të viteve 2000. Projekti, i përshkruar nga Rama në një TED Talk si “jo vetëm si një veprim artistik”, por përkundrazi “një forum i aksionit politik”, është nëfakt tema e videos së artistit shqiptar Anri Sala “Dammi i Colori” (2003), e cila tashmë qëndron në Koleksioni i Tate Modern.

Por Gashi dhe van Gerven Oei argumentojnë se është koha që “të shikojmë përtej pikturës së gjithëpranishme të fasadave të Edi Ramës në 2001 dhe të drejtojmë vëmendjen tonë, në vend të kësaj, ndaj politikave të tij aktuale, të fundit, në veçanti në kontekstin e përgjigjes së tij ndaj pandehmisëglobale të Covid-19.

Në një bisedë telefonike me Hyperallergic, ata vunë në dukje se prishja e teatrit, e cila kishte qenë në plan për vite me radhë, më në fund ndodhi ndërsa vendi ishte nën shtetrrethim (karantinëpër shkak të pandemisë koronavirus, një fundjavë para se të hiqeshin masat më të rënda .

“Rama e dinte që njerëzit do të dilnin për të protestuar,” tha van Gerven Oei. “Ai i detyroi njerëzit të sakrifikonin shëndetin e tyre për mbrojtjen e një trashëgimie kulturore dhe rrezikuan shëndetin e forcave të tij policore.”

Përfunduar gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa Shqipëria ishte nën kontrollin e regjimit fashist italian, ndërtesa Teatri Kombëtar ishte deri tani një ikonë e qëndrueshme e arkitekturës moderniste italiane. Ajo gjithashtu priti shfaqjet e gjyqeve të para të profilit të lartë politiki nga komunistët shqiptarë, duke funksionuar si një kujtesë e periudhës së gjatë të sundimit komunist të vendit. Megjithëse struktura ishte mbyllur zyrtarisht nga Rama dy vjet më parë, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit vazhduan të shfaqnin shfaqje atje deri vonë.

Një video e ndarë nga Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Sekretare e Përgjithëshme e organizatës pan-Evropiane të trashëgimisë kulturore Europa Nostra, evidenton një eskavator midis rrënojave të Teatrit Kombëtar. (Europa Nostra përfshiu ndërtesën në listën e saj të fundit të shtatë vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara të Evropës dhe që prej asaj kohe ka dënuar prishjen e saj në një letër drejtuar Këshillit të Ministrave të BE-së.)

Gjatë dy mandateve të Ramës si kryetar i bashkisë, thotë Gashi, Tirana pa një bum në ndërtim, i shoqëruar nga shndërrimi i blloqeve të apartamenteve të lira në rrokaqiej të kushtueshëm, të shndritshëm, të papërballueshëm për shumicën e qytetarëve, përveç për “një pakice oligarkike të vendit”.

Sipas letrës, një pjesë e madhe e tokës pronëpubklike, në të cilën qëndronte Teatri Kombëtar, do të përdoret për ndërtesa shumëkatëshe dhe qendra tregtare. Edhe pse Rama u përpoq me nxitim tëparaqiste në faqen e profilit të tij Facebook projekinpër një teatër të ri të mundësuar nga studio arkitekturore “B.I.G.”në fakt sic bëhet e ditur, ende nuk ka një afat kohor përfundimtar se kur do tëmund të ndërtohet ky teatër I ri, për shkak tëkonflikteve mbi financimin. “Qeveria ka pranuar publikisht se nuk ka buxhet për të rindërtuar teatrin”, thuhet në letër.

As Ministria e Kulturë së Shqipërisë dhe as studio arkitekturore BIG nuk i janë përgjigjur ende kërkesës së menjëhershme të Hyperallergic për një koment.

“Sigurisht që politikat e tij neoliberale dhe privatizimet e shfrenuara janë në fakt ndër arsyet kryesore pse ai e ka ndjekur edhe këtë projekt me kokëfortësi,” i tha Gashi Hyperallergic kur u pyet për motivimet e kryeministrit. “Por unë mendoj se ka edhe një element të Ramës që dëshiron të lërë një gjurmë në qytet. Nëse doni të lini një gjurmë në një vend, cila do të ishte mënyra më e mirë për ta bërë atë sesa dizajni urban? “

Eriola Pira, një historiane dhe kritike e artit e cila ka ndjekur nga afër dhe ka shkruar për ndërhyrjet e Ramës në Tiranë që nga viti 2003, beson se prishja e Teatrit Kombëtar është vetëm një shembull i paqartë në rekordin e gjatë të Ramës për artin bashkëpjesëmarrës dhe “premtimin e pambajtur mbi progresin për të çuar më tej në fakt interesat e kompanive të ndryshme private.

“Në kundërshtim me sigurimin që u bë nga Rama – dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës Erion Veliaj – ndaj miqve të tyre ndërkombëtarë, kjo kurrë nuk kishte të bënte me ndërtimin e një teatri të ri dhe më të mirë për aktorët nga Bjarke Ingels, një emër I dashur për të gjithë teknokratët anembanë botës, të cilën ata mund ta kishin ndërtuar kudo në qytet, por në lidhje me hapjen e rrugës për ndërtimin e qendrave tregtare shumë-katëshe që do të ndërtoheshin përkrah tij, në një pasuri tëpaluajtshme me vendodhjen më të lakmueshme tëqytetit. Kjo dredhi e pushtetit pa dyshim që do të pasohet nga prishje të mëtejshme ose rizhvillimi i ndërtesave historike në qendër të qytetit, mes tyre Galeria Kombëtare e Artit, “tha Pira për Hyperallergic.

“Rezistenca publike 27-mujore kishte të bënte me ruajtjen e kësaj ndërtese, të mbushur me histori shqiptare dhe teatër, pasi kishte të bënte me protestën ndaj mënyrave korruptive dhe autokratike, në të cilën vizioni i tij (Ramës) kërkon të përcaktojëse si duhet të jetë qyteti cila është për çfarë. Të Dielën e kaluar në mëngjes, nën errësirën e natës, ​​u bë e qartë për të gjithë se nuk bëhet për qytetarët, aktivistët, artistët e Tiranëdhe se Rama është i gatshëm të gjunjëzojë, rrahë, burgosë dhe vrasë ata, “shtoi ajo, duke cituar raportet që protestuesit ishin ende brenda ndërtesës kur ajo kishin nisur tëshembej.

Rama thuhet se ka mohuar që policia e shtetit përdori dhunë për të larguar demonstruesit. Sipas Ëashington Post, oficerët e policisë përdorën spray djegës për protestuesit dhe disa raporte televizive treguan një qytetar të përgjakur. Dy policë gjithashtu u plagosën në përleshje.

“Për një kohë të gjatë, mbështetësit dhe kuratorët ndërkombëtarë të tij të artit kanë qenë me dashje injorantë ose duhet të kenë parë gjetkë ,” tha Pira. “Që nga kjo e dielë, ata nuk mund të injorojnë më evidencat ndaj tij dhe kushdo që vazhdon të legjitimojë veprimet e tij politike si ndërhyrje artistike është bashkëpunëtor i shtypjes së të drejtave civile dhe demokracisë në Shqipëri.”

Gashi thotë se letra do të vazhdojë të qarkullojë në javët në vazhdim, dhe ata shpresojnë se do të fitojë një mbështetje më të gjerë.

“Kur flet si një” politikan artist“, duhet të njohësh politikat e tij,” tha van Gerven Oei. “Për sa na përket neve, diskutimi për Ramën ka qenë tërësisht i njëanshëm, i predikuar për një punë të vetme që bëri me artistë të tjerë në fillim të viteve 2000. Ne duhet të rivlerësojmë marrëdhëniet midis artit dhe politikës në punën e tij. “

Lexoni letrën e hapur të Gashi dhe van Gerven Oei, të riprodhuar në mënyrë të plotë, më poshtë:

Një Letër e Hapur për Komunitetin Ndërkombëtar të Arteve: Ndaloni Politikën e “art-shpëlarjes” [propagandën e artit] të Edi Ramës

Për vite me radhë kemi dëshmuar se si ngjitja nëpushtet e Edi Ramës në vendin e tij ka lehtësuar dhe mundësuar ngritjen e profilit të tij si artist praktikues në skenën ndërkombëtare të artit, veçanërisht që kur u bë Kryeministër në 2013. Ne nuk jemi imunë ndaj fakti sa tërheqës është ideja e një artisti-politikani në një kohë kur të bërit politikën e zakonshme është tej e mase e vështirë, pa imagjinuar edhe më tej një të ardhme për tëTëqënurit “Artist-politikan” shet – si punën ashtu edhe politikat e tij. Shqetësimi ynë është pra që ngritja e profilit të Edi Ramës si artist praktikues në skenën ndërkombëtare të artit, të ndihmuar nga një grup i përzgjedhur artistësh, kuratorësh dhe koleksionistësh, në vend që të tërhiqnin më shumë vëmendjen ndaj politikës së tij, në mënyrëmjaftueshmërisht paradoksale,  I ka eklipsuar plotësisht ato. Ka ardhur koha që të shohim përtej pikturës së gjithëpranueshme të fasadave të Edi Ramës në 2001 dhe të drejtojmë vëmendjen tonë në politikat e tij aktuale, të fundit, veçanërisht në kontekstin e përgjigjegjësisë së tij ndaj pandemisë globale Covid-19.

Qeveria e Edi Ramës ka minuar sistematikisht lirinë e fjalës dhe shprehjes. Gazetarët sulmohen në mënyrë sistematike – qoftë me gojë dhe fizikisht, kërcënohen dhe shantazhohen, dhe pushohen për raportimet që ata bëjnë mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar, ose thjesht për kundërshtimin e qeverisë Rama. Programet televizive mund dhe janëmbyllur papritur, përfshirë Publicus në vitin 2016 kur ishte duke hedhur drite mbi vdekjen e Ardit Gjoklaj, një fëmijë puntorë i vrarë gjatë një aksidenti pune në një landfill publik të qytetit. Në të vërtetë, kanale tëtëra televizive janë mbyllur, e fundit është Ora Neës këtë muaj për gjoja shkelje të masave të distancimit shoqëror, por në fakt sepse është praktikisht i vetmi stacion i mbetur televiziv që kritikon qeverinë. Të gjitha stacionet e tjera të mëdha të lajmeve janë në pronësi të biznesmenëve afër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa ai komunikon kryesisht përmes mediave sociale, përfshirë kanalin e tij video në Facebook, ERTV, mbi të cilin burimet e gjera të financimit të tij mbeten të panjohura dhe të pa llogaritura.

Organizatat e lirisë së mediave si Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF), dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) në mënyrë të përsëritur kanë bërë thërrje përpërkeqësimin e shtypit të lirë në Shqipëri. Hejona ndaj dhunimit të lirisë së shtypit të lirë nga ana tyre, u rrit dukshëm në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, kur qeveria shqiptare në mënyrë të përsëritur u përpoq të miratonte në parlament projekt-ligjin e të ashtuquajturës “Anti-Shpifje”, e cila i jep një agjensie që kontrollohet nga Këshilli iMinistrave fuqinë për të gjobitur dhe madje mbyllurmediat online me prova minimale dhe pa asnjë mbikëqyrje nga gjyqësori. Rreth të njëjtës kohë, Parlamenti shqiptar në të vërtetë kaloi një ligj legjislacioni edhe më shqetësues, të ashtuquajturin projekt-ligj “Anti-KÇK”, duke i hapur kështu rrugën krijimit të një force policore “elitare” që, përveç të tjerash, mund të kryejë mbikëqyrje elektronike dhe kontrollime në shtëpi, si dhe mund ndaloni dhe shoqëroj “të dyshuarit” pa ndonjë urdhër gjykate.

Ndërsa shkelja e të drejtave të njeriut nga dhe nën qeverisjen e Edi Ramës nuk është diçka e re, krijimi i një kornize ligjore për heqjen ose pezullimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve shqiptarë nga ekzekutivi në toto [tërësi] është jashtëzakonisht alarmant. Edi Rama ka shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme katër momente kyçe për ta arritur këtë. Përkatësisht, vakumin institucional dhe tëpushtetit i krijuar nga e ashtuquajtura “Reforma në Drejtësi” që nga viti 2016, si rezultat i së cilës Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese dhe as një Gjykatë të Lartë funksionale; vendimi i deputetëve të dy partive kryesore të opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre në fillim të vitit 2019, si rezultat i të cilit Shqipëria nuk ka një parlament funksional; zgjedhjet lokale të 2019 të zhvilluava vetëme një parti politike, duke i mundësuar Partisë Socialiste të fitojë kontrollin e pothuajse të gjitha bashkive në të gjithë vendin; dhe, së fundi, tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019, dhe pandemia Covid-19 si rezultat i së cilës Shqipëria ka qenë nën një gjendje të jashtëzakonshme që zgjatet vazhdimisht, ndonjëherë ligjërisht dhe ndonjëherë jo, dhe ka parë përdorimin në mënyrë drakoniane e njëmorie  masash urgjente.

Nuk duhet të na habisë atëherë që, në kontrast të ashpër me karrierën artistike të vetë Edi Ramës, jeta kulturore në Shqipëri është bërë gjithnjë e më e pasigurt. Burimet e financimit për krijuesit e pavarur kulturorë janë të pakta dhe përsa I përket  financimeve joshtetërore ato zakonisht ato në njëmasë të madhe kanalizohen kryesisht në projekte boshe të qeverisëKështu, ndërsa shuma tëpanumërta parash janë shpenzuar për vepra artibashkëkohor brenda zyrave të Edi Ramës, të gjitha institucionet e tjera kulturore kombëtare janë nën financim dhe keqmenaxhim sistematik. Kërcënohet gjithashtu trashëgimia kulturore, veçanërisht trashëgimia arkeologjike romake dhe bizantine e Shqipërisë. Në mënyrë të ngjashme, shumica e monumenteve të kulturës në Tiranë që datojnë nga periudha otomane janë shkatërruar tashmë në mënyrë që të krijohet hapësirë ​​për projekte ndërtimi të sponsorizuara nga qeveria, dhe aktualisht janë duke u zhvilluar plane për prishjen e Galerisë Kombëtare të Arteve, një tjetër pikë referimi arkitekturor dhe truallit të trashëgimisë kulturore.

Prishja e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020, vetëm dy ditë para se të hiqej bllokimi i masave të ashpra në kuadër  të COVID-19  në vend, ishte një pikë pa kthim. I përfunduar nga fashistët italianë në 1939, ndërtesa e teatrit funksionoi gjithashtu si një kujtesë e rëndësishme e sundimit komunist në Shqipëri, shfaqjet e gjyqeve të para të profilit të lartë politik të zhvilluar brenda tij në vitin 1945. Prishja e fundit e teatrit erdhi pas dy vjet rezistence nga aktorët, shkrimtarët, artistët dhe aktivistët, vetëm disa javë pasi ndërtesa u vlerësuarnjë nga shtatë vendet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë nga Europa Nostra, dhe pasi Komisioni Evropian bëri thirrje për dialog për ruajtjen e tij. Ky veprim u parapri nga disa akte jokushtetuese dhe të paligjshme në nivele të ndryshme të qeverisjes, ndërsa një padi në gjykatën kushtetuese dhe një hetim kundër korrupsionit nëkuadër të transferimit të pronësisë së teatrit nga pushteti qëndror në atë lokal ishte akoma në pritje. Një pjesë e madhe e tokës publike, mbi të cilën qëndronte edhe Teatri Kombëtar, pritet të shndërrohet në ndërtesa banimi shumë-katëshe dhe një qendre tregtare në pjesën më të shtrenjtë e mëtë lakmuar të të pasurive të patundshme në Tiranë. Qeveria ka pranuar publikisht se nuk ka buxhet për të rindërtuar teatrin. Kjo ndërtesë, dhe gjithçka që ishte brenda – kostumet, skenarët, dhe arkivat e më shumë se tetëdhjetë vjeçare të historisë së teatrit shqiptar – u shkatërruan në mes të natës, të Dielën 17 majit 2020, e shoqëruar nga dhuna policore e qëllimshmer, duke mbyllur të gjitha komunikimet elektronike në zonë, dhe arrestimet e rastësishme.

“Vlerat” dhe “ngjyrat” e punës së Edi Ramës si artist, fjalimet dhe intervistat e tij në skenën ndërkombëtare të artit dhe makineria promovuese që rrethon karrierën e tij ndryshojnë si dita dhe nata nga politikat që regjimi i tij që po zbaton në Shqipëri. Prandaj, ne, të nënshkruarit, u bëjmë thirrje fuqimisht atyre në bashkësinë ndërkombëtare të artit, praktikat e të cilëve përputhen me politikën progresiste, praktikat etike të punës dhe një angazhim kritik me shoqërinë civile, të rimendojmë angazhimet e tyre – dhe vlefshmërinë dhe ndershmërinë e këtyre angazhimeve – kur duhet bashkëpunuar dhe promovuar puna e një artisti-politikani praktika e të cilit shkon kundër këtyre angazhimeve dhe që ka treguar se është kundërshtar i idealeve progresiste, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në vendin e tij.

Ne bëjmë thirrje për solidaritet nga bota e artit ndërkombëtar me qytetarët, aktivistët dhe artistët e Shqipërisë në dënimin e veprimeve të qeverisë së Edi Ramës, dhe një reflektim të plotë mbi implikimet etike dhe artistike të ekspozimit dhe mbështetjes së veprës së tij dhe së fundmi vetë politikat e tij

Nënshkruesit

Jonida Gashi, teoricien akademike, kulturore dhe bashkëthemeluese e Qëndrës Debatik të ArttBashkëkohor, Tiranë

Vincent W.J. van Gerven Oei, gazetar dhe botues, Hagë / Tiranë / Santa Barbara

Armando Lulaj, artist dhe regjisor, bashkëthemelues i Qëndrës Debatik të Artt Bashkëkohor, Tiranë

Adela Halo, analiste e politikave publike dhe eksperte anti-korrupsion, studiuese në historinë e ideve të shekullit 18 në Universitetin e Queen Mary’s, London

Elvis Hoxhaj, aktivist për të drejtat e njeriut, Hagë / Tiranë

Raino Isto, redaktor, ARTMargins Online

Dritan Hyska, artist, Tiranë / Berlin

Alketa Ramaj, artist, Tiranë

Ergin Zaloshnja, artist dhe themelues i revistës amatoraile SPUTNIK, Tiranë

Pleurad Xhafa, artist dhe bashkëthemelues i Qëndrës Debatik të Artt Bashkëkohor, Tiranë

Wendy Morava, skenarist dhe redaktues, Tiranë

Xheni Karaj, aktivist LGBT dhe drejtor i Aleanca LGBT, Tiranë

Eriola Pira, kuratore, Qëndra Vera List për Art dhe PolitikëThe New SchoolNju Jork

Sonila Meço, producente, gazetare dhe drejtuese emisioni TV, Tiranë

Adi Krasta, producent, gazetar dhe drejtues emisioniTV, Tiranë / Prishtinë

Wolfgang Staehle, artist, Nju Jork

Katerina Kolozova, Drejtore e Institutit të Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane Shkup, Profesore eFilozofisë, Epistemologjisë dhe Studimeve Gjinore në ISSH dhe Universiteti Amerikan, Shkup

Elvira Dones, noveliste dhe kineaste dokumentare, Zvicër

Vasco Dones, gazetar, Zvicër

Marco Mazzi, fotograf dhe piktor, Firence

Neritan Sejamini, kryeredaktor, Exit Albania, Tiranë

Elidor Mëhilli, Profesor i Asociuar, Universiteti i City University of New YorkNju Jork

Silvana Toska, Asistent Profesor, Kolegji Davidson, Karolina Veriore

Adrian Paci, artist, drejtor i Art House, Shkodër / Milano

Eni Derhemi, artist, historian i artit dhe studiues në artin shqiptar pas-diktaturës, Bologna / Tiranë

Alice Elizabeth Taylor, gazetare dhe aktiviste për lirinë e mediave, Tiranë

Vjosa Musliu, studiuese pasdoktorale, Universiteti i Lirë i Brukselit, Belgjikë

Barbara Halla, ndihmëse redaktuese, Revista Asymptote, Tiranë / Paris

Fatos Lubonja, shkrimtar dhe gazetar, Tiranë

Diana Malaj, shkrimtare dhe bashkëthemeluese e grupit aktivist ATA, Kamza

Vasilika Laçi, aktiviste dhe feministe për të drejtat civile, Tiranë

Lori Lako, artist vizual, Firence / Tirana

Besar Likmeta, redaktor, BIRN Albania

Gjergji Erëbara, gazetar, BIRN Albania

Hana Qena, artiste dhe bashkëthemeluese e HAVEIT, Tiranë

Alketa Sylaj, artiste dhe bashkëthemeluese e HAVEIT, Prishtinë

Arbëror Sylaj, artist dhe bashkëthemelues i HAVEIT, Prishtinë

Sofje Kalo, antropolog dhe studiues, Çikago

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!