Sepse në shkenca autoriteti i qindra opinioneve nuk ka më shumë vlerë se sa një shkëndijë e vockël arsyeje e një individi të vetëm. Për më tepër, vrojtimet moderne i kanë privuar nga çfarëdo autoriteti shkrimtarët e mëparshëm, meqenëse ata do të mund ta shohin atë që ne e shohin, dhe do të mund të gjykonin ashtu siç gjykojm edhe ne.”

“E vlerësoj veten si shumë të lumtur pasi në kërkimin tim për të vërtetën, e kam një aleat kaq të madh si ju. Do ta lexoj veprën tënde… me dëshirën më të madhe, sepse për shumë vite kam qenë partizan i pikëpamjes Kopernikane, sepse ajo për mua i zbulon shkaqet e shumë fenomeneve natyrore të cilat janë krejtësisht të pakuptueshme në dritën e hipotezave të përgjithshme të pranueshme. Për ti hedhur poshtë këto të fundit kam mbledhur shumë prova, mirëpo nuk i publikoj, sepse trembem nga fati që e pati mësuesi ynë Koperniku, edhe pse tek disa ai kishte fituar famë të pavdekshme, pjesa më e madhe e kishte përqeshur dhe dënuar atë.”

Fragmente dhe Letra, “Letër për mikun tim, astronomin revolucionar Johannes Kepler”, Galileo Galilei

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.