Letra e fundit e Nënës Terezë në gjuhën shqipe po del të ketë qenë një përgjigje rreth ftesës së Ipeshkvit Nikë Prelës, për të vizituar Kosovën.

Në letrën e fundit në gjuhën shqipe, Nënë Tereza kishte shkruar se ka dëshirë që të vijë në Kosovë që të festojë së bashku me shqiptarët pajtimin e mbarë popullit shqiptar.

“Pranoj thirrjen e ipeshkvit tonë Zotri Nikë Prelës dhe dëshiroj të vijë në Kosovë për të mirat që mi ka dhanë Zoti jetës sime.  Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tonë shqiptar. Zoti kjoft me ju dhe dashnija e paqja e Zotit gjithmon kjoft me ju”, thuhet në letrën e Nënë Terezës.

Ju pëlqen!

Letra mban datën e 3 majit të vitit 1990.

Lexo po ashtu:  Sot mbushen 25 vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton Çetta.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!