Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar homologut të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se qëndrimi i Biden-it në lidhje me dialogun është i qartë dhe se e vetmja rrugë është njohja reciproke. ”E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Padyshim se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke”,-tha Osmani.

Ajo ka theksuar se kjo qasje e duhur ka munguar që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi. ”Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet që të ketë përfundim të suksesshëm”, shtoi ajo.

Ju pëlqen!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi ditëm e sotme i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.