Jeta private e Leonora Jakupit ka qënë gjithmonë larg syrit të mediave dhe publikut. Megjithatë prej disa vitesh këngëtarja është në një lidhje dashurie mirëpo nuk ka treguar asgjë më shumë për mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

E ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, Leonora ka folur për herë të parë për lidhjen e saj, duke zbuluar se gjatë këtij viti pritet dhe dasëm. Këngëtarja nuk ka dhënë një datë, por ka treguar se dasma do të realizohet brenda vitit 2020.

Kohë më parë Leonora është shprehur se nuk i pëlqejnë ceremonitë e dasmave mirëpo duket se tani ka ndryshuar mendjen dhe këtë vit do mund ta shohim të veshur me të bardha.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.