Skuadra e Leeds United ka siguruar rikthimin në Premierligë.

Të udhëhequr nga Marcelo Bielsa, Leeds United kanë bërë ëndrrën realitet duke siguruar promovimin në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Pas gabimit të West Bromwich Albion, Leeds tashmë edhe matematikisht janë në Premierligë.

Leeds rikthehet në Premierligë për herë të parë pas sezonit 1989/90, kur Howard Wilkinson ishte trajner.

Kurse, për herë të fundit në Premierligë, Leeds luante 16 vite më parë.