Francë – 3 Nëntor 2019

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 17 majit 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Ismail Qemalit mbi çështjen shqiptare, të zhvilluar asokohe në Konstandinopojë me korrespondentin e Giornale d’Italia, të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Revolta shqiptare
Një intervistë me Ismail Qemal Beun

Romë, 16 maj.

“Korrespondenti i Giornale d’Italia, në Konstandinopojë, ka zhvilluar një intervistë interesante mbi situatën aktuale në Shqipëri me Ismail Qemal Beun, i cili ka deklaruar se shqiptarët nuk do të dorëzojnë armët para se qeveria turke të plotësojë kërkesat e tyre.

Represioni i organizuar nga Turqia, shtoi Ismail Qemali, është një gabim katastrofik; E vetmja mënyrë për të qetësuar gjakrat (paqësuar shpirtrat) është përdorimi i një metode të re qeverisjeje.

Ekspedita ushtarake aktuale, në fakt, vetëm se e nxit situatën dhe irriton popullin shqiptar. — C.”

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...