Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 28 nëntorin. Kurti ka thënë se 28 nëntori ndërlidhë ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë: prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë e deri te Adem Jashari në Prekaz.

“Padyshim që kjo është një ditë që na mbushë edhe me gëzim edhe me krenari, por edhe me përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e shqiptarëve dhe qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë janë më të rëndësishme se kurrë më parë”, ka shkruar Kurti, përcjell MekuliPress.com

Postimi i plotë:

Ju pëlqen!

Urime 28 Nëntori, kjo datë themelore për identitetin kombëtar shqiptar

28 Nëntori ndërlidhë ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë: prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë e deri te Adem Jashari në Prekaz.

Padyshim që kjo është një ditë që na mbushë edhe me gëzim edhe me krenari, por edhe me përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e shqiptarëve dhe qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë janë më të rëndësishme se kurrë më parë.

Le të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira sesa kjo e jona.

Le të punojmë pa ndalur që shqiptarët të krenohen me vendin e kombin e tyre, e kudo që gjinden ata, të jenë më mirë seç kanë qenë.

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan e u flijuan për liri, pavarësi e për bashkim!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.