Le ta shpjegojmë edhe një herë çështjen e 12 miljeve detare (md):
Greqia ka të drejtën e saj të provojë ta shpall zgjerimin me 12 md. Ndërsa Shqipëria ka të drejtën ta kontestojë menjëherë këtë gjë në mënyrë bilaterale dhe në OKB, nëse shpallja merr formën e një vendimi zyrtar nga pala greke.
Kjo është arsyeja pse Greqia sot e kësaj dite nuk ka asnjë vendim zyrtar si shtet për zgjerim me 12 md në Detin Jon, por ka 11 vite që bën shpallje për zgjerim. Greqia e di që Shqipëria ka të drejtën t’ia rrëzojë shpalljen për zgjerim me 12 md kur ajo kthehet në akt juridik.
M.q.s Greqia nuk ka asnjë vendim zyrtar për zgjerim me 12 md në Detin Jon, çfarë do çojë Rama në Gjykatë Ndërkombëtare? Këtu fshihet edhe hileja e radhës e Ramës kundër interesave kombëtare shqiptare.