Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është pajtuar  që pozita e Kryeministrit t’i takon partisë fituese të këtyre zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurtit.

Burimet e medias brenda LDK-së kanë konfirmuar se LDK është pajtuar që pozita e Kryeministrit t’i takon VV’së dhe të arrihet koalicioni me këtë parti.

Por, LDK tani ka dy kushte për koalicion me Vetëvendosjen, ajo dëshiron postin e Zëvendëskryeministrit  dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Këto burime kanë treguar se ky do të jetë kushti kryesor që nuk do të lejojnë që të mos përmbushet dhe nëse VV dëshiron një koalicion me këtë parti.

Kujtojmë se LDK dhe VV janë duke u përballuar me një presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët për formimin sa më shpejtë të Qeverisë së re dhe fillimin e dialogut me Serbinë në mënyrë që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet gjatë vitit të ardhshëm.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]