Dallime në pozicione rreth hises në Qeveri kanë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike (LDK).

Burime të Kohës Ditore kanë thënë të hënën se është LDK-ja ajo, e cila refuzon që këto dy parti që kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, të udhëheqin me numër të barabartë dikasteresh qeveritare.

Vota popullore i renditi si subjekte të para partitë kryesore opozitare, të cilat në garën elektorale prezantuan programe jo pak ambicioze dhe premtuan standard të ri qeverisës.

Ju pëlqen!

Sipas një burimi të besueshëm, në LDK duan që subjekti nga i cili del kryeministri, të ketë 4 ministri më pak sesa partneri i dytë qeverisës.

Lexo po ashtu:  Kjo është piktura e larguar për hatër të Serbisë së Ivo Andriqit, Qubrilloviq, Dobrica Qosiqit, Aleksandër Rankoviqit, Millosheviqit e Aleksandër Vuçiqit
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!