Lidhja Demokratike e Kosovës kërcënon Kryeminstrin Kurti për formimin e qeverisë së re. Në të kundërtën, partia e Isa Mustafës kërkon që presidenti, Hashim Thaçi, të veprojë konform Kushtetutës së vendit.

“Kërkojë që kryeministri në detyrë t’i kryej obligimet e veta dhe mos ta shkelë kushtetutën. Ta marrë përgjegjësin për formimin e institucioneve ashtu siç i është dhënë e drejta ose ta refuzojë. Presidenti t’i zbatojë obligimet kushtetuese dhe t’i jap përgjegjësin dikujt tjetër”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi

Tutje, ai foli edhe për mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit.

Ju pëlqen!

“Ishin tri nisma legjislative; Një nga kryetarja e Kuvendit e përkrahur nga 5 deputetë tjerë dhe 2 nisma tjetër të përkrahura nga PDK. Ne dhamë vlerësimin tonë që vendi është në një krizë politike. Për të proceduar një nismë legjislative duhet të shkojë në qeveri për votim, këtë e thotë rregullorja. Për të shkuar në Qeveri për vendim sepse është e pamundur sepse kjo qeveri është e shkarkuar”, ka thënë ai.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!