“Përfaqësuesja nga ambasada e Zvicrës në Kosovë, Katarina Stoker, paska kërkuar sot që të luftohet korrupsioni dhe pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme t’u kthehet qytetarëve.

Kur shkrova unë para pak ditësh për këtë mundësi, njerëzit e shihnin si diçka të pamundur. E shihni pra, se për një vend normal kjo jo vetëm se është e mundur, por është edhe e domosdoshme. Do të ketë kërcënime komandantësh e gangsterësh, por ligji do të jetë më i fuqishëm se dora e secilit prej tyre. Korrupsioni nuk mund të ndalet pa i denuar të gjithë ata që kanë vjedhur popullin e tyre dhe pa ua konfiskuar pasuritë e vjedhura.

Në mesin e njerëzve me damkë, do të ketë edhe funksionarë të profilit të lartë, të cilët gabimisht i keni trajtuar si heronj, apo si persona të dobishëm, ndërkohë që ata ua kanë varfëruar jetën duke plaçkitur shtetin, këtë pronë tuajën të përbashkët. Populli duhet të ndihet me fat që zgjedhjet e fundit i fitoi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Po them Vjosa dhe jo LDK-ja, sepse Vjosa dhe brezi i saj që përbëhet nga njerëz të guximshëm në LDK e që nuk janë të zhytur vetë në korrupsion, do të punojnë bashkë me Albin Kurtin për këtë kauzë të drejtë. Kjo është arsyeja pse unë vazhdimisht kërkoj që marrveshjen politike mes VV-së dhe LDK-së, ta bëjnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, sepse këta të dytë janë fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve dhe askush si këta, nuk mund të merren vesh më mirë mes vete se në ç’formë do ta bëjnë qeverinë dhe në ç’formë do t’i realizojnë prioritetet e tyre.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në LDK nuk ka harmoni të plotë mes kandiates së tyre për kryeministre dhe drejtuesve të partisë, sepse LDK është parti e kapur nga feudet dhe atyre nuk iu konvenon çkapja e partisë, as çkapja e shtetit, përderisa janë vetë pjesë e asaj kapjeje. Populli nuk e ka votuar Albin Kurtin për bashkim kombëtar, por pikërisht për ta luftuar korrupsionin dhe kriminin e të gjitha llojeve. Unë pres që ai të fillojë ta bëjë këtë menjëherë me një ekip profesionistesh dhe idealistësh të të dy partive. Prandaj, është shumë e rëndësishme që këtë ekip ta bëjnë dy fituesit e zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Populli iu ka besuar atyre dhe ai nuk do t’i lerë vetëm në asnjë moment në misionin e tyre politik e patriotik për ta bërë Kosovë shtet të lirë nga krimi.”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...