Lazio ka shënuar fitore mjaft të vështirë kundër Cagliari.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, Lazio, ka marrë tri pikë mjaft të vështira në kuadër të xhiros së 35-të, duke mposhtur Cagliarin 2:1.

Kjo fitore erdhi pas një përmbysje spektakolare. Fillimisht, Cagliari kaluan në epërsi me anë të Giovanni Simeone, i cili shënoi në minutën e 45’.

Ju pëlqen!

Lazio reagoi 2 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me anë të SMS, i cili barazoi në 1:1.

Në minutën e 60’, Ciro Immobile u shfaq në skenë për të kompletuar përmbysjen e Lazio, duke vulosur edhe rezultatin final 2:1.

Me këtë fitore, Lazio arkëton pikët e 72-ta për pozitën e katërt, kurse Cagliari mbetet me 42 pikë në pozitën e 13-të.

Lexo po ashtu:  Maguire dëshiron largimin
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!