Laura Fazliu ka arritur që të fitojë medaljen e saj të parë në garat seniore, duke fituar medaljen e argjendtë në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në një përballje të vështirë me xhudisten nga Mbretëria e Bashkuar, Gemma Howell, kjo e fundit tregoi eksperiencën e saj dhe arriti që të fitojë takimin, përkundër luftës që Fazliu e shfaqi.

Majlinda Kelmendi u mundua gjatë tërë kohës ta udhëzojë me mbështetje dhe mesazhe të njëpasnjëshme në këtë takim.

Ju pëlqen!

Kjo do të jetë medalja e dytë për Kosovën në këtë Evropian, pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë ditën e djeshme.

Kosova është duke u përfaqësuar në këtë Evropian nga katër xhudistë: Distria Krasniqi (fitoi medaljen e bronztë), Flaka Loxha (u eliminua në repesazh), Akil Gjakova (është eliminuar gjatë ditës së sotme) dhe Laura Fazliu.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.