Fjala “diaspora” buron nga Greqia antike dhe dy pjesët e kësaj fjale e kanë kuptimin “të shpërndarë” dhe “përmes”. Diasporat e shekullit të 20-të s’kanë qenë shumë të qeta, por shumë më shumë të dhimbshme dhe përçarëse. Një gjë e mirë sa i përket diasporave të ndryshme është Arti dhe Letërsia që ata e kanë inspiruar. Në kuadër të këtij kreativiteti dhe inspirimi, wshtw krijuar edhe vepra nga Donia Bijan, e titulluar “The Last Days of Café Leila”.

Ky libër vërtitet rreth pasojave të ekzilit, dhimbjes nga nostalgjia, dhe efektet mbi familjet e ndara. Ato janë plotë me detaje të dashura rreth traditës, historisë, dhe aso veprime të përditshme mes burrit dhe gruas, prindit dhe fëmijës, nipave dhe gjyshërve, të cilat e përbëjnë një jetë. Lexuesit të cilët kërkojnë për rrëfime të cilat e lartësojnë gëzimin familjar, duhet ta shtojnw kwtw libwr nw listwn e tyre tw leximit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Café Leila është një restaurant i vogël në Iran që udhëhiqet nga Zod and Pari, prindërit e vajzës me emrin Noor. Përderis tregimi hapet, Noor është qindra milje larg prindërve të tyre. Ajo jeton në San Francisco me burrin e saj kirurg, Nelsonin. Ai është një katalunas nga Barcelona, ndërsa Noor një vajzë e rritur në Teheran, e cila kishte shkuar në San Francisco për të studiuar infermieri. Këta të dy kanë qenë të martuar për pothuajse dy dekada, dhe e kanë një vazjë, Lilyn, e cila është rritur si një adoleshente tipike amerikane.

Zod, babai i Noor – it, është i biri i Yanikut dhe Ninas, një qift që kishte ardhur ne Iran nga Samara, Rusi.

Kur filloi revolucioni në vitin 1979, Zod mendoi se në Iran po fillon një e ardhme edhe më e ndritshme, ku do të kishte edhe më shumë liri. Mirëpo, uzurpimi i revolucionit nga Klerikët fundametalistë islamik dhe pasuesit e tyre të devotshëm, e ndryshuan jetën e secilit në mënyrë të pakthyeshme. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...