Poezia s’eshtë shaka, s’është vetëm varg me rimë dhe ritëm. Poezia kërkon fuqi të madhe shpirtërore. Poezia duhet të jetë personalissime. E tillë që si ti, të mos ketë mundur të bëjë njeri gjer më sot dhe që si ti të mos mund të bëjë njeri sot e njëqind vjet.
Kur të arrish të kesh bërë një vëllim me poezi, po me poezi ama, ke bërë gjë të madhe. Ke vënë tërë shpirtin tënd.
Mos ua ki zili atyre që bëjnë shumë vëllime me poezi dhe që i botojnë kështu:
Poezi vol. pikë Një romake
Poezi vol. pikë Dy romake
Poezi vol. Tre romake, Katër romake, Pesë romake…
Pse? Ç’u bë poezia?

L. Poradeci.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!