Ne jemi qenie të çuditshme. Duam ata që nuk na duan, dhe nuk duam ata që na duan. Ndërkohë, në këtë proces, humbasim gjithë kohën dhe përqëndrimin tonë, të cilat mund t’i përdornim për persona dhe gjëra që do të na ndihmonim të bëheshim një version më i mirë i vetes sonë.

Por jo, mendja jonë na thotë të kundërtën. Duket si një tendencë e saj për të na shtyrë drejt atyre që nuk na bëjnë asgjë tjetër, përveçse të na lëndojnë. Dëshirojmë ato që duket qartë se nuk i arrijmë dot. Mendojmë për dhimbjen, problemet, konfliktet dhe dështimet së shkuarës, duke harruar se ajo që ka rëndësi, është të jetuarit në të tashmen.

Një nga mësimet më të mëdha që ne jo vetëm duhet ta dimë, por duhet edhe t’ia kujtojmë vetes në çdo moment, është të largohemi nga çdo person që na bën të ndihemi keq, qëndrimi me të cilin na konsumon.

Ju pëlqen!

Këtë gabim e bëjmë të gjithë, pasi mendohemi se jeta pa dikë që mund ta duam shumë, mund të jetë e pamundur. Nuk është e vërtetë. Koha na mëson të jetojnë edhe pa ta dhe na bën të kuptojmë gjithë gabimet që kemi bërë, duke qëndruar me ata që nuk na kanë ndihmuar të shkojmë gjëkundi në jetën tonë.

Mëso të jesh i/e pavarur dhe të mos kesh nevojën e një personi për t’ia dalë mbanë në jetë. Mëso të shijosh vetminë dhe ta përdorësh atë për t’u bërë një njeri më i mirë dhe për të hedhur hapa drejt objektivave që i ke vendosur vetes. Zgjidh më të mirën, sepse meriton më të mirën.

Njerëzit që e ndjen se nuk të shërbejnë për t’u vetëpërmirësuar, është mirë t’i mbash sa më larg vetes tënde, nëse dëshiron të arrish lumturinë në jetë. Lumturia kërkon guxim dhe sakrifica, ndaj bëji ato dhe do ta shohësh se sa do të ndryshojë jeta jote. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!