Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Lirimi i Cufajt nga detyra që mbante si udhëheqës i Ambasadës së Kosovës në Berlin, është konfirmuar përmes një dekreti të nxjerrë nga Presidenti i Kosovës.

Sipas dekretit të publikuar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ngarkohet që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti.

Ju pëlqen!

Ky dekret hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Lexo po ashtu:  “Anuloni aeroportin e Vlorës!” – 36 organizata, letër Ramës: Ndërtimi në zonë të mbrojtur, rrezik për aksidente ajrore nga zogjtë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!