Pajisja e parë me këtë teknologji do të debutojë në tre mujorin e tretë të 2020-ës me procesor A14X dhe ekran 12.9-inç dhe është iPad Pro.

Laptopët dhe tabletët e Apple në 2020 me ekrane të avancuara dhe rezistente

Apple ka planifikuar të përdorë një teknologji të re ekrani quajtur Mini LED në linjën e ardhshme të laptopëve dhe tabletëve duke filluar nga 2020 sipas analistit të mirënjohur të produkteve të kompanisë Ming-Chi Kuo.

Ai tha se Apple ka planifikuar të paktën 6 pajisje, laptopë dhe tabletë, të rangut të lartë si iPad Pro dhe 16-inç MacBook Pro me këtë ekran në tre mujorin e katërt të 2020.

Mini LED është teknologjia e cila do të bëjë diferencën në produktet e madhësisë së mesme, që do të thotë pajisje më të mëdha se iPhone.

Pajisja e parë me këtë teknologji do të debutojë në tre mujorin e tretë të 2020-ës me procesor A14X dhe ekran 12.9-inç dhe është iPad Pro. Në tre mujorin e katërt të 2020 do të vijë laptopi 16-inç MacBook Pro.

Ekranet Mini LED kanë avantazhe të mëdha përballë ekraneve LCD dhe OLED. Kanë kontrast më të lartë dhe nuk vuajnë nga “djegia” ku një imazh mbetet i stampuar mbi një ekran. iPhone aktualë përdorin ekrane LCD dhe OLED.

Analisti Kuo është i njohur për raportimet e tij të sakta të produkteve të Apple për shkak të lidhjeve që ka me zinxhirin furnizues të kompanisë.