Vaksina kandidat e Covid-19 që po zhvillohet nga Kina, bazuar tek virusi SARS-CoV-2 i paaktivizuar, është e sigurt dhe nxit një kundërpërgjigje të antitrupave, sipas zbulimeve nga një provë e rastit e fazës fillestare të publikuar tek revista prestigjoze Lancet.

Raporti theksoi se nga 29 Prilli deri më 30 Korrik të këtij viti, hulumtuesit nga institucione përfshirë Institutin e Pekinit për Produkte Biologjike, kanë ndërmarrë prova klinike në Kinë, ku merrnin pjesë mbi 600 persona në moshë nga 18-80 vjeç. Studimi i fundit zbuloi se të gjithë pjesëmarrësit kishin kundërpërgjigje të antitrupave brenda 42 ditësh dhe asnjë nuk kishte ndonjë efekt serioz anësor.

Ekipi hulumtues theksoi se prova në këtë fazë është vlerësuar kryesisht në bazë të kudnërpërgjigjes imunitare dhe sigurisë së vaksinës. Sipas tyre, nuk ka qenë e mundur të konfirmohet nëse vaksina është e mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga infeksioni i SARS-CoV-2. Analiza të mëtejshme dhe prova do të duhen për ta vlerësuar. Megjithatë, rezultati i provës ofron gjithashtu informacion të dobishëm për provat klinike të fazës së tretë, apo përfundimtare.

Ju pëlqen!

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekzistojnë mbi 40 vaksina në prova klinike në të gjithë botën, përfshirë vaksina me qasje të ndryshme teknike, ku disa prej tyre kanë qenë të sigurta në provat fillestare dhe mund të nxisin kundërpërgjigje imunitare tek njerëzit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.