Tashmë është zyrtare: Frankie Lampard është trajneri i ri i Chelsea. Pas 13 vjetësh si futbollist, ish-simboli i Blues kthehet në Stamford Bridge si teknik, duke firmosur një kontratë për tre vitet e ardhshme. Ish-mesfushori do të jetë zëvendësuesi i Maurizio Sarri. E kishte lënë skuadrën “e tij” në 2014, për të luajtur një kampionat tek Manchester City e dy në Neë York. Tani, pas vetëm një viti në pankinën e Derby County, është përsëri në shtëpi.

Derby County kishte bërë lëvizjen e tij për hapjen e rrugës së tratativave mes Blues e Lampard, duke konsideruar që ish-mesfushori mezi priste të kthehej në klubin me të cilin kishte luajtur për 13 vjet. Urimi i Derby County (“Duke qenë se sezoni i ri është shumë pranë, shpresojmë që tratativa të mbyllet me shpejtësi”) të linte të mendohej për një operacion blitz, që duhet të ishte punë ditësh. Por vonesa u krijua nga pagesa që kërkonte Derby, rreth 4 milionë stërlina, për ta liruar teknikun e tij.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]